Sport
Liga kërkoi rikthimin në fushë pas përleshjeve në sfidën ndaj Nice, deklarohet presidenti i Marseilles: E papranueshme
Demokracia
13:03 | 23 Gusht 2021

Share:

Ndeshja ndërmjet Nice dhe Marseilles është rikthyer në dhunë në një moment, ndërsa takimi është ndërprerë.

Tifozët vendas kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar futbollistët mysafirë pas një tensionimi të situatës, shkruan Demokracia.com.

Ishte futbollisti i njohur, Dimitri Payet i cili u godit me shishe në shpindë në minutën e 74-të. Pak çaste më vonë, tifozët zbritën në fushën e blertë dhe u konfrontuan me lojtarët mysafirë.

Në atë moment, gjyqtari kryesor i përballjes e ndërpreu takimin dhe skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes.

Megjithatë, liga franceze kërkoi që skuadrat të riktheheshin në fushë për ta vazhduar nga aty ku e lanë.

Krahas lojtarëve vendas që dolën në fushë, ata të Marseilles kishin vendosur ta lënë në gjysmë dhe të ktheheshin në qytetin e tyre.

Për këtë çështje ka reaguar ashpër edhe presidenti i Marseilles, Pablo Longoria.

“Kishim vendosur të mos hynim më në fushë, pavarësisht se Liga na kërkoi që të fillonim. Ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ishte një precedent i papranueshëm”, tha Longoria për RMC Sport.

“Arbitri ishte dakort me ne, siguria duhej të ishte e garantuar. Liga e vendosi ta rifillojë ndeshjen për një çështje të rendit publik, por për ne nuk ishte e pranueshme”, shtoi ai.

“Kjo ishte arsyeja pse ne vendosëm të mos e rifillojmë lojën dhe të kthehemi në Marseille”, përfundoi presidenti i klubit. /Demokracia.com

Të ngjashme