Sport
Liga e përbashkët Kosovë – Shqipëri do të transmetohet në këto dy televizione
Demokracia
10:11 | 06 Prill 2021

Share:

Kosova e Shqipëria sot nisin një hap historik në basketboll, duke zhvilluar kështu Ligën e Përbashkët ose siç njihet zyrtarisht Liga Unike.

Takimet e para çerekfinale zhvillohen në Rahovec, ndërsa ato gjysmëfinale dhe finalja luhet në Durrës, shkruan Demokracia.com.

Federata e basketbollit e Kosovës ka njoftuar se ndeshjet çerekfinale të Final 8 do të transmetohet në dy televizione kosovare në platformën ArtMotion dhe Kujtesa.

Ndeshja e parë zhvillohet mes Vllaznisë dhe Pejës nga ora 16:00.

 

Të ngjashme