Kanë përfunduar dy përballjet e para të stinorit pranveror në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Trepça ’89 e ka fituar derbin lokal ndaj Trepçës me rezultat 1:3, raporton Demokracia.com.
Fatmir Rexhaj (69’), Egzon Elshani (80’) dhe Rilind Nimani (89’) ishin realizatorët e 89-shit në këtë fitore të madhe. Ndërsa për Trepçën golin e vetëm e shënoi Ardian Neziri (9’).
Me këtë fitore, ’89-shi vazhdon të prijë në renditjen tabelare me 30 pikë dhe po marshon drejt inkuadrimit në Superligë.
Duel interesant u zhvillua edhe në Grupin B, ku u takuan Vushtrria dhe Fushë Kosova. Kjo ndeshje u mbyll me barazim pa gola, 0-0.
Me këtë barazim, vushtrriasit rrezikojnë të humbin kreun në rast të fitores së Ferizajt.
Në anën tjetër, Fushë Kosova mbetet në mesin e tabelës./Demokracia.com/