Sport
Liga e Parë sjell dy ndeshje interesante, vëmendja në Vushtrri e Ferizaj
Demokracia
10:51 | 29 Gusht 2021

Share:

Liga e Parë vazhdon sot me dy ndeshje tejet interesante dhe joshëse të cilat nisin nga ora 17:00.

Në këtë spikat ndeshja në stadiumin “Ferki Aliu”, ku skuadra e Vushtrrisë është nikoqir i Vitisë.

Të dy skuadrat kanë përforcuar skuadrat e tyre dhe në xhiron e parë do të tregojnë forcën për të rrëmbyer pikët e plota.

Ndeshje interesante që pritet të zhvillohet në kuadër të kësaj xhiroje është edhe Ferizaji – Vllaznia e Pozheranit.

Edhe këto dy ekipe janë forcuar për sezonin e ri dhe tani kërkojnë të nisin mbarë edicionin e ri. /Demokracia.com

 

Të ngjashme