Sport
Liga e Parë në mesjavë sjellë ndeshje tejet interesante
Demokracia
17:56 | 03 Mars 2021

Share:

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 13-të në Ligën e Parë të meshkujve, ku do të ketë disa duele mjaft interesante.

Këtë xhiro do të transmetohet dueli New Basket – Istogu. Skuadra prizrenase ka shtatë fitore dhe pesë humbje, kurse istogasit kanë dhjetë fitore dhe dy humbje, përcjell Demokracia.com.

Takimi i parë është të mërkurën ndërmjet Lipjanit dhe Prishtinës së Re, dy skuadrat e fundit në renditje. Lipjanasit kanë 12 humbje në 12 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa fitore, kurse prishtinasit një fitore dhe 11 humbje.

Liderja RC Cola Drita do të sfidohet nga Megasports, ku gjilanasit deri më tani kanë 11 fitore dhe një humbje, ndërsa Megasports në anën tjetër ka katër fitore dhe tetë humbje.

Marigona Hill Prishtina do të ndeshet me Feronikelin. Marigona Hill ka tetë fitore dhe katër humbje, kurse skuadra nga Drenasi tri fitore dhe nëntë humbje.

Takimi i fundit i kësaj xhiro do të jetë ndërmjet AS Prishtinës dhe Vushtrrisë. Prishtinasit kanë dhjetë fitore dhe dy humbje, kurse vushtrriasit gjashtë fitore dhe gjashtë humbje.

Liga e Parë – Java 13

E mërkurë

19:30 Lipjani vs Prishtina RE

E enjte

19:00 New Basket – Istogu

E premte

17:00 Megasports – RC Cola Drita

17:30 Marigona Hill Prishtina – Feronikeli

19:30 AS Prishtina – Vushtrria. /Demokracia.com

Të ngjashme