Java e 11-të në Ligën e Parë të Kosovës është përmbyllur sot me pesë ndeshje në program.
Trepça ’89 është ndalur me barazim pa gola në udhëtim te A&N në kuadër të Grupit A, shkruan Demokracia.com.
Me të njëjtin rezultat ka përfunduar edhe ndeshja tjetër e këtij grupi ajo mes Onixit dhe Besës së Pejës.
Ferizaji e ka fituar derbin e Grupit B në Ligën e Parë kundër Ramiz Sadikut në udhëtim.
Skuadra e trajnerit, Arbnor Morina triumfoi minimalisht ndaj kryeqytetasve.
REZULTATET E PLOTA:
GRUPI A:
Trepça 0-1 Liria
Onix 0-0 Besa
A&N 0-0 Trepça ’89
GRUPI B:
Vushtrria 2-1 Kika
Ramiz Sadiku 0-1 Ferizaj. /Demokracia.com