Kanë përfunduar tetë takimet e javës së gjashtë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll
Gjithsej tetë takime ishin në program në Grupin A dhe B, shkruan Demokracia.com.
Vëllaznimi i Gjakovës ka marrë një tjetër fitore të madhe në udhëtim te Drenasit me shifrat 1-2, për ta vazhduar kryesimin e tabelës.
Liria e ka fituar derbin e Rrafshit të Dukagjinit 4-2 kundër Besës së Pejës.
Vushtrria në anën tjetër ka arkëtuar pikët e plota si mysafire e Fushë Kosovës.
Rezultatet e plota:
Grupi A
LIRIA 4 – 2 BESA
DRENASI 1 – 2 VËLLAZNIMI
A&N 1 – 1 ISTOGU
RAHOVECI 0 – 1 ONIX
Grupi B
VLLAZNIA E POZHËRANI 1 – 1 KIKA
2 KORRIKU 2 – 1 VITIA
RAMIZ SADIKU 1 – 2 ARBËRIA
FUSHË KOSOVA 0 – 2 VUSHTRRIA