Sport
Liga e Konferencës sot me ndeshjet e kthimit: Ermal Krasniqi me bashkëlojtarë synojnë përmbysjen ndaj Lazios
Demokracia
10:10 | 23 Shkurt 2023

Share:

Liga e Konferencës rikthehet sonte në program me ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16 së finales.

CFR Cluj, pjesë e së cilës është edhe futbollisti kosovar, Ermal Krasniqi, synon ta përmbys rezultatin në shtëpi kundër Lazios, shkruan Demokracia.com.

Krasniqi me bashkëlojtarë pësuan minimalisht në Romë një javë më parë, ndërsa sonte në Rumani synojnë ta sigurojnë “biletën” që dërgon në fazën tjetër.

Në takimet tjera, Basel pret Trabzonsporin, Fiorentina luan në shtëpi kundër Bragës.

Çiftet dhe orari i plotë:

Të ngjashme