Faqja zyrtare e Ligës së Konferencës në rrjetin social “Twitter” e ka përkujtuar golin e Ermal Krasniqit me Ballkanin ndaj Slavia Prahës.
Futbollisti i Ballkanit kishte realizuar golin e parë në humben 3:2 të Ballkanit në udhëtim te Slavia Praha, shkruan Demokracia.com.
Krasniqi kishte realizuar në minutën e 23-të me ndihmën e Armend Thaqit që ishte në rolin e asistuesit.
UEFA Liga e Konferencës ka publikuar golin e Krasniqit në ditën kur Ballkani luan në ndeshjen e rrethit të tretë në Grupin G kundër Sivassporit.
😍 Ermal Krasniqi taps it home for Ballkani! ⚽️#UECL | @fcballkani pic.twitter.com/sZSik6IBit
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) October 6, 2022
Faqja e Ligës së Konferencës në “Twitter” numëron rreth 228 mijë ndjekës.
Ndeshja mes Sivassporit dhe Ballkanit fillon nga ora 18:45 në stadiumin “Yeni 4 Eylul”./Demokracia.com/