Sport
Liga e Kampionëve sot vjen me dy ndeshje joshëse
Demokracia
10:07 | 17 Shkurt 2021

Share:

Kompeticioni më i madh në Evropë për klube, Liga e Kampionëve, vjen sot me dy ndeshje joshëse, shkruan Demokracia.com.

Juventusi do të ketë një sfidë të vështirë ku përballet me Porton.

Cristiano Ronaldo kështu në shtëpi të vetë në Portugali, kërkon një tjetër sukses me Juven me synime që nga atje të kthehet triumfues.

Juve që nuk po ka ecuri shumë të mirë në Serie A, në Champions League do të kërkojë më të mirën.

Ndeshja tjetër e sotme është ajo ndërmjet Sevillas e Dortmundit, dy skuadra këto që nuk cilësohen favorite për ta fituar ligën por sigurisht që cilësohen si rivale të mëdha për çdo skuadër.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00. /Demokracia.com

Të ngjashme