Sport
Liga e Kampionëve sonte dhuron “natë magjike”, vëmendja te sfida Bayern Munich – Barcelona
Demokracia
09:20 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Pas tetë ndeshjeve të djeshme, sonte mbrëmja është e rezervuar me super-sfida interesante në Ligën e Kampionëve.

Gjegjësisht, edhe sonte do të luhen tetë ndeshjet përmbyllëse të fazës së grupeve. Padyshim, kryendeshja e sontme do të luhet në “Allianz Arena” mes Bayern Munichut dhe Barcelonës.

Ndeshja është e vlefshme për grupin E, ku bavarezët e kanë siguruar eliminimin, kurse Barcelonës i duhet fitorja nëse e do fazën tjetër. Ndeshje interesante do të luhen edhe në grupin F, ku Atalanta luan ndaj Villarealit dhe Manchester Unitedi me Young Boys.

Për më shumë, ndeshjet e plota që luhen sonte i gjeni në fotografinë e mëposhtme. /Demokracia.com

Të ngjashme