Sport
Liga e Evropës:  Napoli dëshpëron  në shtëpi, triumfon  Lyonin i Shaqirit
Demokracia
20:58 | 30 Shtator 2021

Share:

Janë mbyllur 8 sfidat e luajtura për Ligën e Evropës, ku spikat humbja në shtëpi e Napolit 1-2 përballë Spartakut të Moskës.

Skuadra e Spalletit kaloi në avantazh që në minutë e parë të takimit me Elmas, por Mario Rui shkatërroi gjithçka duke lënë skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 29-të. Në pjesën e dytë, rusët përmbysën gjithçka me Promes dy herë dhe Ignjatov duke marrë tre pikë mjaft të vlefshme në grup.

Në sfidën tjetër të grupit, Legia mposhti 1-0 Lestërin në një sfidë ku vetëm Lirim Kastrati luajti 20 minuta, ndërsa Muçi e Çelhaka qëndruan në stol gjatë gjithë ndeshjes.

Në sfidat e tjera, Lioni mposhti 3-0 në shtëpi Brondbin, ndërsa PSV-ja shkatërroi 1-4 në transfertë Shturmit e Grazit.

REZULTATET

Të ngjashme