Janë mbyllur tetë ndeshjet e para të fazës me grupe të Europa League që janë luajtur në orën 18:45.
E ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën europiane Lazio dhe Thomas Strakosha.
Bardhekaltrit, në fakt, janë mundur 1-0 në fushën e Galatasaray për shkak të një gafe të portierit kuqezi në minutën e 67-të.
Fitore e bujshme për Betis, që ka mundur 4-3 Celtic-un e Albian Ajetit pasi ka kaluar në disavantazh të dy golave, me lojtarin me origjinë shqiptare që ka realizuar golin e parë të sfidës.
Buzëqesh edhe Leverkusen, që ka mundur 2-1 në shtëpi Ferencavaros-in e Uzunit. West Ham ka mundur 2-0 Dinamon e Zagrebit në Kroaci, ndërsa Marseille ka barazuar 1-1 në Rusi, me Lokomotivën e Moskës që ka gjetur golin në fundin e ndeshjes pavarësisht se ka qenë me 10 lojtarë.
Rezultatet komplete: /Demokracia.com