Sport
Liga e Evropës: Mbyllen pjesët e para në takimet West Ham – Frankfurt dhe Leipzig – Rangers
Demokracia
21:47 | 28 Prill 2022

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet e para gjysmëfinale në Ligën e Evropës.

Në takimin që po zhvillohet në Gjermani mes Leipzigut dhe Rangers pjesa e parë nuk ka prodhuar gola, shkruan Demokracia.com.

Gjermanët dhe skocezët kanë shkuar në dhomat e zhveshjes duke i mbajtur portat e paprekur 0:0.

Në ndeshjen tjetër mes West Ham United dhe Eintracht Frankfurit janë realizuar dy gola në 45 minutat e para.

1:1 është rezultati pas fraksionit të parë të lojës në Londër.

Mysafirët ende pa u mbushur një minutë i plotë i lojës kaluan në avantazh me golin e Knauff i cili realizoi me kokë falë harkimit të Borre.

20 minuta më vonë, baraspeshën në Londër e soli Antonio që shënoi pas asistimit nga Zouma.

Ndeshjet e kthimit në të përballjet zhvillohen javën e ardhshme./Demokracia.com/

Të ngjashme