Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati ka qenë protagonist kryesor në takimin e Legia Varshavës në Moskë te Spartaku.
Kastrati shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën polake në minutën e 90-të, shkruan Demokracia.com.
Kësisoj, faqja zyrtare e Ligës së Evropës në rrjetet sociale i ka dedikuar një postim lojtarit kosovar.
Ata e kanë quajtur hero Kastratin për golin e shënuar.
”Lirim Kastrati, heroi, derisa Legia mposhti Spartakun në kohën shtesë. A do të kalojnë në fazën tjetër?”, thuhet në postimin e ligës së dytë më prestigjioze evropiane për klube.
Kujtojmë se asistimin për Kastratin e bëri talenti tjetër shqiptar, Ernest Muçi. /Demokracia.com