Sport
Liga e Europës: Milan – United, mbyllet pjesa e parë, mësoni rezultatet e të gjitha ndeshjeve
Demokracia
21:59 | 18 Mars 2021

Share:

Sonte po luhen katër ndeshjet e Ligës së Europës të vlefshme për fazën e 1/8-ve.

Padyshim vëmendja më e madhe është në “San Sior”, aty ku luhet ndeshja mes Milanit dhe Manchester United.

Kuqezinjtë në ndeshjen e parë në Angli, treguan një performancë shumë të mirë, duke marrë një barazim 1-1 që mund t’i ndihmojë shumë për kualifikimin.

Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, që do të kërkojnë me çdo kusht kualifikimin më tej.

Për sa i përket ndeshjeve të tjera, Rangers po luan në shtëpi me Slavia Praga, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Ajaxi sfidon në transfertë Young Boys ndërsa Villarealli pret në shtëpi Dinamon e Kievit.

Më poshte keni rezultatet e pjesëve të para. /Demokracia.com

Të ngjashme