Sport
Liga e Europës: Milan në kërkim të kualifikimit, lehtë për Manchester Unitedin e Arsenalin
Demokracia
10:03 | 25 Shkurt 2021

Share:

Tottenhamit është skuadra e parë që e konfirmoi mbrëmë kualifikimin në fazën e radhës në Europa League kur e mposhti edhe në takimin kthyes Wolfsberger AC me rezultat të përgjithshëm 8:1, shkruan Demokracia.com.

Sot në program janë takimet tjera e ku vëmendja do të jetë në Milano. Skuadra kuqezi do të ndeshet me Crvena Zvezden nga ora 21:00 dhe këtu është e gjithë vëmendja.

Takimi i parë u mbyll me rezultat 2:2 në një atmosferë raciste në Beograd. Milani është favorit i madh për në fushë duhet të hyjë shumë i përqendruar për fitore.

Pothuaj të sigurt kualifikimin e kanë edhe Manchester United, Roma, Villarreal, Rangers, Dinamo Zagreb dhe Ajax që në takimet e para morën rezultat të favorshëm.

Më poshtë mund ta gjeni orarin  e plotë të ndeshjeve të sotme. /Demokracia.com

Të ngjashme