Sport
Liepaja, kundërshtari i Gjilanit në Evropë zyrtarizon ish-sulmuesin e Prishtinës
Demokracia
11:23 | 27 Qershor 2022

Share:

Ish-sulmuesi i Prishtinës për disa vite, Gauthier Mankenda është futbollist i Liepajës, skuadrës rivale të Gjilanit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Mankenda në 12 ndeshje kundër Gjilanit sa ishte lojtar i Prishtinës, shënoi një gol dhe bëri dy asistime

Liepaja javën e kaluar transferoi edhe ish-lojtarin e Laçit, Ardit Deliun si dhe ish-lojtarin e Teutës, Kenan Hrjelic.

Ndeshja e parë mes Gjilanit dhe Liepajës zhvillohet më 7 korrik, ndërsa ajo e kthimit një javë më vonë./Demokracia.com/

Të ngjashme