Lajme
“Lidija Sokoloviq dhe Albin Kurti shiheshin në Beograd”, Mehmetaj publikon intervistën e ish-shefit të policisë së Beogradit
Demokracia
11:29 | 23 Korrik 2024

Share:

RTK në edicionin qendror të lajmeve, ka publikuar dje një shpifje të një mediumi nga Bosnja, ku ndër të tjera diskrediton dy mediume nga Kosova. 

Gazetari Lirim Mehmetaj i është përgjigjur RTK-së dhe Vetëvendosjes duke e publikuar deklaratën publike të ish-shefit të policisë së Beogradit, Marko Nicoviç. Ai në detaje ka treguar se si Albin Kurti ishte në lidhje dashurie me vajzën e ministrit serb, Zoran Sokoloviq.

Postimi i plotë:

Ish-shefi i policisë së Beogradit, Marko Nicoviç: Albin Kurti ishte ne lidhje dashurie me vajzen e ish-ministrit të brendshem serb, Zoran Sokoloviç

Teksti me poshtë është një intervistë e ish-shefit te policisë në Serbi, i cili thote se Albin Kurti, ka qenë në një lidhje dashurie njëvjeçare me vajzën e ish-ministrit të Brendshëm Zoran Sokoloviç, Lidija Sokoloviç, vitet nëntëdhjetë. Ajo dashuri më vonë i shpëtoi kokën dhe i dha siguri në jetën e burgut.

“Për lidhjen është folur në rrethe të ngushta, por që nuk ka mbërritur në media sepse Millosheviçi i mbante nën kontroll dhe nuk donte që për të të bëhej skandal publik”, thotë Nicoviç.

“Lidia dhe Albini shiheshin në Beograd, e di që lidhja zgjati rreth një vit. Millosheviçi i bëri presion Sokoloviçit për t’i dhënë fund lidhjes së vajzës së tij. Për të ishte e pamenduar që ajo të ishte në një lidhje me një shqiptar”, vazhdon intervista.

Këtë intervistë të plotë mund ta dëgjoni në edicionin qëndror të lajmeve në RTK.

Ose lexojeni këtu direkt.

Kush nuk din serbisht, përkthejeni në google translate.

Për siguri të informacionit kontaktoni me Veton Surroin, këshilltarin e Albin Kurtit.

 

Të ngjashme