Lajme
Lidhja e Bizneseve të Kosovës i reagon VV’së: Sulmet ndaj bizneseve vendore dëmtojnë stabilitetin ekonomik
Demokracia
14:45 | 21 Prill 2025

Share:

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj të thellë ndaj tendencave për diskreditimin e bizneseve vendore, duke përfshirë sulmet ndaj afaristit Shkëlqim Devolli dhe Korporatës Devolli.

Sipas LBK-së, këto sulme, të cilat vijnë nga një pjesë e spektrit politik, nuk vetëm që dëmtojnë reputacionin e bizneseve, por kërcënojnë edhe stabilitetin ekonomik të Kosovës.

Lidhja e Bizneseve thekson se Korporata Devolli është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë kosovare, duke krijuar mijëra vende pune dhe kontribuar me qindra miliona euro në buxhetin e shtetit. Ajo theksoi se Devolli është një shembull i suksesit të bizneseve vendore, që konkurrojnë me standarde evropiane në tregjet ndërkombëtare.

Lidhja e Bizneseve u bëri thirrje institucioneve shtetërore të ndalojnë sulmet ndaj sektorit privat dhe të ndërtojnë një bashkëpunim konstruktiv me bizneset.

Përfundimisht, Lidhja e Bizneseve mbështet konsumimin e produkteve vendore, për të forcuar ekonominë dhe zhvilluar një Kosovë më konkurruese.

Të ngjashme