Lajme
Lidhja e Bizneseve kërkon pezullim të menjëhershëm ndaj vendimit të ZRrE-së dhe formim urgjent të institucioneve shtetërore
Demokracia
09:22 | 28 Maj 2025

Share:

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka reaguar me shqetësim ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për përjashtimin e 1,263 bizneseve nga tregu i rregulluar dhe kalimin në një “treg të lirë” që në praktikë është kthyer në monopol energjetik, me çmime të papërballueshme – rritje mbi 260%.

Ata kërkojnë pezullim të menjëhershëm, për së paku një vit, dhe formimin urgjent të institucioneve të Kosovës.

“Pezullimi i menjëhershëm, për së paku një vit, i vendimit të ZRrE-së për përjashtimin e bizneseve nga tregu i rregulluar, për të mundësuar një tranzicion të drejtë dhe të përballueshëm për ekonominë;

Formimi sa më i shpejtë i institucioneve shtetërore, me qëllim të zhbllokimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe rikthimit të stabilitetit institucional dhe financiar. Krijimi i një tregu realisht konkurrues të energjisë, i bazuar në:ndalimin e monopoleve të heshtura, garantimin e çmimeve të arsyeshme për prodhuesit dhe konsumatorët, lehtësimin e procedurave për investitorët në fushën e prodhimit të energjisë, përmes heqjes së barrierave burokratike, përshpejtimit të licencimeve dhe krijimit të lehtësirave fiskale për energjinë e ripërtëritshme.

“Zbatim të reformave fiskale konkrete dhe të targetuara për nxitjen e investimeve, mbështetjen e industrisë prodhues”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën për media.

Të ngjashme
Lajme • 29 Maj 2025