Lajme
Liderit çeçen s’i pëlqejnë bisedimet, bën thirrje për pushtim “në të gjitha drejtimet”
Demokracia
16:52 | 27 Shkurt 2022

Share:

Udhëheqësi pro-Putin i rajonit rus të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov i bëri thirrje ushtrisë ruse të dielën që ta zgjerojë ofensivën e saj ushtarake në Ukrainë.

“Ka ardhur koha për të marrë një vendim konkret dhe për të filluar një operacion në shkallë të gjerë në të gjitha drejtimet dhe territoret e Ukrainës”, tha Kadyrov në një deklaratë në llogarinë e tij Telegram, raporton CNN.

“Unë vetë kam zhvilluar vazhdimisht taktika dhe strategji kundër terroristëve, kam marrë pjesë në beteja. Sipas mendimit tim, taktikat e zgjedhura në Ukrainë janë shumë të ngadalta. Ajo zgjat një kohë të gjatë dhe, sipas mendimit tim, nuk është efektive” tha ai.

Të ngjashme