Lajme
Lideri opozitar grek ofron dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje
Demokracia
20:23 | 29 Qershor 2023

Share:

Lideri opozitar i Greqisë, Alexis Tsipras, ka njoftuar vendimin për dorëheqje pas humbjes së thellë në zgjedhjet e së dielës.

Tsipras shërbeu si kryeministër nga viti 2015 deri më 2019, periudhë në të cilën Greqia u përball me krizën e thellë politike dhe ekonomike.

Në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës partia Syriza e Tsipras siguroi vetëm 18 për qind të votave – duke humbur gjysmën e përkrahjes që kishte në katër vjetët e fundit, ndërkaq kryeministri Kyriakos Mitsotakis me partinë e tij Demokracia e Re fitoi zgjedhjet me 40 për qind.

Tsipras, që mori drejtimin e partisë së krahut të majtë në vitin 2012, pritet të qëndrojë si lider deri në ditën kur partia do të zgjedhë kryetarin e ri.

Asnjë anëtar i partisë publikisht nuk ka kërkuar dorëheqjen e Tsipras pas humbjes në zgjedhje, ani pse Euclid Tsakalotos, ish-ministër i Financave, i kishte kërkuar që të reflektonte për rezultatet dhe të merrte vendimet e nevojshme.

 

Të ngjashme