Lajme
Lideri iranian: Ua puthim duart e atyre që planifikuan sulmin ndaj Izraelit
Demokracia
14:59 | 10 Tetor 2023

Share:

Lideri i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka mohuar përfshirjen iraniane në sulmet vdekjeprurëse të nisura nga Hamasi të shtunën. Ai tha se “ne puthim duart e atyre që planifikuan sulmin”.

Ndër të tjera Khamenei tha se Izraeli është fajtor për vrasjen masive të Hamasit, raporton BBC.

Teksa Irani tregoi mbështetjen e Hamasit nga dita e parë e sulmit, lideri i vendit u shpreh: Ne puthim duart e atyre që planifikuan sulmin ndaj regjimit sionist. Ky tërmet ka shkatërruar disa struktura kritike në Izrael, të cilat nuk do të riparohen lehtë. Veprimet e vetë regjimit sionist janë fajtorë për këtë fatkeqësi.

Irani është i njohur për financimin e Hamasit dhe furnizimin me trajnime dhe armë për ta.

Të ngjashme