Lajme
Lideri i Wagnerit duke i bërtit krerëve ushtarakë rusë: Ju s’keni ndërgjegje, do t’i shkatërrojmë të gjithë
Demokracia
18:31 | 24 Qershor 2023

Share:

Lideri i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, është takuar me zëvendësministrin rus të Mbrojtjes, Yunus-Bek Yevkurov, ku pati një diskutim të ashpër.

Pjesë e takimit ishte edhe zëvendës shefi i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, Vladimir Stepanovich Alekseev, takim ky që u mbajt në kampin ushtarak jugor të ushtrisë në Rostov.

Gjatë takimit, Prigozhin i bërtiste krerëve ushtarakë rusë se ata po qëllonin mbi civilë, teksa iu tha atyre se i ka rrëzuar tre helikopterë rusë dhe se “do t’i shkatërrojmë të gjithë nëse vazhdoni të godisni mbi civilë”.

“Sapo shkatërruar një autobus plot me civilë. Ju nuk keni ndërgjegje”, i tha Prigozhini zëvendësministrit rus të Mbrojtjes, transmeton Klankosova.tv.

Liderit të Wagnerit iu kërkua që t’i heq trupat e tij nga Rostovi, teksa ai u përgjigj duke thënë se “s’ka shanë. Djemtë do të qëndrojnë këtu, burrat po vdesin në front, ju nuk u jepni municion, s’kanë komandë e as plane. Ju të gjithë jeni veç kllounë të vjetër”.

Tutje, ai iu drejtua zëvendësministrit rus të Mbrojtjes së nëse ata do të kuptonin me fjalë, Wagneri “nuk do të ishte këtu me tanke”.

Kujtojmë se tashmë trupat e Wagnerit ia kanë mësyrë Moskës, duke marrë nën kontroll disa qytete ruse.

Të ngjashme