Sport
Lideri i “Intelektualëve” ka një kërkesë për anëtarët e tifogrupit për ndeshjen me Antwerp
Demokracia
15:13 | 26 Korrik 2022

Share:

Mobilizimi i tifogrupit “Intelektualët” për ndeshjen e kthimit ndaj Royal Antwerp ka nisur që nga momenti kur Drita barazoi 0:0 në ndeshjen e parë në Belgjikë (0-0).

Nga sot (e martë) biletat kanë dalur në shitje në qytetin e Gjilanit, duke filluar nga bileta më e lirë dy euro në sektorin e veriut të stadiumit “Fadil Vokrri”, deri tek më e shtrenjta 20 euro në zonën VIP, shkruan Demokracia.com.

Tifozeria “bardhekaltër” kanë njoftuar se do të vendosen në pjesën veriore të stadiumit.

Lideri i “Intelektualëve”, Taulant Byqmeti nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka kërkuar nga anëtarët e tifogrupit të pajisen me bileta të sektorit ku do të qëndrojnë ata.

“Lusim të gjithë anëtarët ultras të pajisen me bileta të sektorit të Veriut” – shkroi ai.

Drita – Royal Antwerp do të luhet të enjten me fillim nga ora 20:00./Demokracia.com/

Të ngjashme