Lajme
Lideri grek i Syrizas, Alex Tsipras: BE-ja do t’i vuajë pasojat e ngecjeve në Ballkanin Perëndimor
Demokracia
14:37 | 27 Qershor 2022

Share:

Bashkimi Evropian do t’i vuajë pasojat për shkak të ngecjes drejt Ballkanit Perëndimor, ka thënë Alex Tsipras. Ish-kryeministri grek dhe lideri i partisë së majtë Syriza ka komentuar rreth dështimit të përsëritur të BE-së për t’i dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave zyrtare, gjithashtu vazhdimin pa përparim të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Mendoj se ky është një tjetër shembull i pamundësisë së Bashkimit Evropian që të marrin vendime kolektive me fokus strategjik. Dhe mendoj që BE-ja tashmë ka paguar dhe do të paguajë për këtë në të ardhmen”, tha ai për EurActiv, përcjell Demokracia.com.

Maqedonia e Veriut është bërë kandidate e BE-së 17 vjet më parë dhe Shqipëria 8 vjet më parë.

Përderisa komisioni është bërë i qartë se të dy shtetet kanë përmbushur kriteret e bisedimeve, ato vazhdojnë në dhomën e pritjes së BE-së.

Kjo ka qenë për shkak të ngecjes së konsensusit në mes të shteteve anëtare, por tani është zhvendosur nga një veto nga Bullgaria kundër Maqedonisë së Veriut për çështje kulturore dhe historike.

Sofje tani do të heqë veton nëse plotësohen kushte të caktuara, por Shkupi gjithashtu thotë se kushtet e tyre duhet të merren në konsideratë, përcjell Demokracia.com.

Tsipras gjithashtu tha se “ky vendim i samitit të BE-së konfirmon mosbesueshmërinë e Evropës drejt atyre shteteve që kanë marrë hapa shumë të rëndësishëm dhe perspektiva për një datë për negociata të anëtarësimit është duke u vonuar vazhdimisht”.

“Evropa nuk duhet të bëjë premtime që nuk mund t’i mbajë”, shtoi Tsipras.

Të ngjashme