Sport
Trajneri i ri i Kosovës “harron” Dritën e Ballkanin, asnjë futbollist të tyre nuk e fton te Kosova!
Demokracia
17:58 | 15 Mars 2021

Share:

Drita e Ballkani për momentin janë dy skuadrat kryesore në luftë për titullin e kampionit të Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Drita i prinë renditjes me 52 pikë, derisa Ballkani ka dy më pak në vendin e dytë. Të dyja skuadrat me të drejtë vlerësohen si më cilësoret në vend, por ajo që bie në sy sot është se asnjë futbollist i tyre nuk është përfshirë në listën e përzgjedhësit të Kosovës U21, Michael Nees për ndeshjet e marsit.

Kosova sot ka publikuar  listën e futbollistëve  të ftuar për dy ndeshjet miqësore ndaj Katarit dhe aty asnjë lojtar i këtyre dy skuadrave nuk i ka mbushur syrin trajnerit të ri të Kosovës. Në këtë listë prinë Feronikeli me dy futbollistë të ftuar, ndërsa nga një kanë, Besa, Trepça’89, Llapi e Prishtina. /Demokracia.com

Të ngjashme