Lajme
Liderët botërorë dënojnë sulmin rus në centralin bërthamor: Kërcënohet siguria e Evropës
Demokracia
10:00 | 04 Mars 2022

Share:

Liderët botërorë kanë akuzuar Rusinë se po rrezikon sigurinë e një kontinenti të tërë, pasi forcat e saj sulmuan termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia dhe hapën zjarr.

Zjarr në centralin bërthamor të Zaporizhzhia, shpërtheu pasi u sulmua nga Rusia.

Shërbimet e Urgjencës të Ukrainës arritën të shuanin zjarrin, i cili shpërtheu në një ndërtesë jashtë perimetrit të uzinës, por autoritetet thonë se trupat ruse kanë marrë nën kontroll centralin.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Jonson tha se sulmi i pamatur i Rusisë mund të kërcënojë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë Evropës.

Presidenti i SHBA Joe Biden i kërkoi Moskës të ndalojë aktivitetet e saj ushtarake rreth zonës, ndërsa kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se sulmet e tmerrshme nga Rusia duhet të ndalojnë menjëherë.

Centrali bërthamor i Zaporizhzhia-s është më i madhi në Evropë.

Të ngjashme