Ish-kapiteni i Përfaqësueses së Zvicrës, Stephan Lichtsteiner nuk është bërë pishman që festoi me simbolin e shqiponjës dykrenare kundër Serbisë në Botërorin e vitit 2018.
“Helvetikët” triumfuan me përmbysje 2:1 kundër Serbisë atë botë, me golat e dyshes shqiptare Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit të cilët tronditën serbët me festën e tyre me shqiponjën dykrenare. Festë të cilën e bëri edhe Lichtsteiner.
Në një intervistë, Lichtsteiner tha se nuk është penduar për veprimin i cili u dënua më pas nga Federata zvicerane.
“Gjithmonë kam treguar solidaritet me shokët e mi dhe jo me një kapiten të motit të mirë që nuk dëshiron t’i djegë gishtat. Është pjesë e sportit dhe pjesë e miqësisë brenda një ekipi. Ne ishim poshtë vetëm 1-0 në pjesën e parë falë Yann Sommer, të gjithë në dhomën e zhveshjes ishin të pakënaqur dhe kishte shumë trazira. Kur arritëm t’i kthenim gjërat, ishte tepër emocionale, edhe nga pikëpamja sportive. Atmosfera e ndezur në tribuna më pas bëri pjesën tjetër. Në retrospektivë, mund të ketë qenë shumë, por sot e kësaj dite nuk do ta quaja gabim”, tha ai për Blick.ch, transmeton Demokracia.com.
Zvicra dhe Serbia do të përballen sërish në Kupën e Botës “Katar 2022” në ndeshjen vendimtare për Grupin G.
Lichtsteiner u pensionua nga përfaqësuesja zvicerane në gusht të vitit 2020./Demokracia.com/