Lajme
Liburn Aliu thotë se banesën në Marigonë e bleu që ta shesë
Demokracia
22:15 | 03 Qershor 2022

Share:

Sonte në emisionin Pressing në T7, i ftuar është Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Minstri Aliu u pyt edhe për banesat në Lagjën Marigona.

“Është në pronësi të familjës. Ktu përfshihet parat për babanë dhe paratë që më takojnë mu si i burgosur politik. Kur e kemi marrë banesë në fillim ka qenë shumë më lirë. Më vonë më shtrejtë”.

“Nuk kam paguar ende këstet në Marigonë. Ideja ime ka qenë që gjasat që unë të jetojë aty janë të vogla, e kam problem të jetoj në aso lagjesh. Mometin e parë ka me u shitë. Ky është ni kapital që është lehtë me shitë. Tu e ditë lagjën e kam ditë që ka me u zhvillu”, ka thënë Aliu në Pressing.

Të ngjashme