Lajme
Liburn Aliu: Isha në Hagë, e kam takuar edhe Hashim Thaçin, Kadriun e pashë nga larg
Demokracia
22:42 | 03 Qershor 2022

Share:

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se Lëvizja Vetëvendosje dhe qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk është kundër luftës së UÇK’së.

“Qeveria nuk është anti-UÇK është pro UÇK dhe pro luftës”, tha Aliu.

“Gjykatën e Hagës e konsiderojmë si të padrejtë dhe fatkeqësisht është votuar në parlament”, tha ai.

“Unë kam qenë në Hagë dhe e kam takuar edhe zotin Ngucati, edhe Haradinajn. Kam pas rastin edhe Jakup Krasniqin ta takoj”, tha Aliu. “E Kam takuar edhe Hashim Thaçin”, shtoi ai.

“Kadriun e kam parë vetëm nga larg”, tha Aliu ai në Pressing.

 

Të ngjashme