Lajme
Liburn Aliu anulon vendimin e Përparim Ramës për caktimin e lokacionit për qentë endacakë
Demokracia
13:45 | 14 Prill 2022

Share:

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka anuluar vendimin e Komunës së Prishtinës për caktimin e lokacionit për strehimin e qenve endacakë.

Në vendimin e MMPH-së thuhet se ky vendim nuk është i bazuar në Ligjin për Planifikim Hapësinor.

MMPH i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që vendimi të bazohet në dokumentet e planifikimit hapësinor i paraparë sipas ligjit.

“Komuna duhet të harmonizojë vendimin me dispozitat ligjore në fuqi brenda 30 ditësh” thuhet ndër të tjera në arsyetimin e MMPH-së, pas anulimit që i ka bërë vendimit të Komunës së Prishtinës.

Rama kishte ndarë një parcelë me vendim të Komunës së Prishtinës në të cilën do të strehonte qentë endacakë, iniciaticë të cilën e ka parë si zgjidhje të këtij problemi në kryeqytet.

Të ngjashme