Britney Spears ka rrëfyer në librin e saj autobiografik i cili do të publikohet së shpejti se ajo pësoi abort gjatë kohës kur ishte në një lidhje dashurie me Justin Timberlake.
41-vjeçarja kujton në librin “The Women in Me”, se shtatzënia “ishte një surprizë”, por ajo donte të mbante fëmijën.
“E doja shumë Justinin. Gjithmonë prisja që një ditë të kishim një familje së bashku. Por Justin nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, sepse ishim shumë të rinj”, mësohet të ketë shkruajtur këngëtarja në këtë libër.
Ajo e përshkroi ngjarjen një nga më të dhimbshmet që ka përjetuar ndonjëherë.