Lajme
Librat| PDK e LDK paralajmërojnë kallëzim penal ndaj Nagavcit: Shkaktoi dëme ekonomike e emocionale
Demokracia
17:47 | 04 Shtator 2023

Share:

Librat nuk u siguruan. U gjet një formë e aplikimit, e cila u kritikua si tejet e komplikuar për prindërit. Opozita thirri Seancë të Jashtëzakonshme. Pushteti nuk i shkoi. Opozita pas orarit të seancës që s’u mbajt, paralajmëroi hapa të tjerë ligjor ndaj Nagavcit.

Sipas tyre, ministrja e Arsimit, duhet të mbahet përgjegjëse penalisht për mos sigurimin e librave për fëmijët, e shkaktimin e dëmeve ekonomike e emocionale në familjet e qytetarëve që shkollojnë fëmijët.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në një deklarim për medie, pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme për librat, ka paralajmëruar se do të bëjnë kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Gashi ka thënë se deputetët e VV-së u sollën në mënyrë joinstitucionale.

“Ata u sollën në mënyrë jo institucionale, duke i pamundësuar Kuvendit që të shohë se ku janë problemet në lidhje me librat dhe cilat janë veprimet dhe mosveprimet që i ka bërë Qeveria. Qeveria është në shkelje të ligjit për tekste shkollore dhe në shkelje të ligjit parauniversitar. Kjo është një shkelje shumë e rëndë që Ministria po e bën dhe për këtë do të përballen, sipas gjitha gjasave edhe me ndjekje penale ministrja e Arsimit.” – ka thënë Gashi.

Më tej, ai ka thënë se qeveria ka shkaktuar dëm ekonomik dhe emocional.

“Mendoj që paaftësia e qeverisë për ta menaxhuar këtë proces ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik dhe dëm emocional për prindërit dhe nxënësit i cili është dëm pariparueshëm.” – ka thënë ai.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur bindjen se Nagavci duhet të mbahet përgjegjëse penalisht për mos sigurimin e librave. Kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi, në seancën e pa mbajtur të jashtëzakonshme tha se Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka “përgjegjësi përveç politike edhe penale” në dështimin e obligimit ligjor dhe shtetëror për sigurimin e teksteve për nxënësit në shkollat fillore, ndërkaq Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, paralajmëroi se si parti do të ngrisin edhe kallëzim penal dhe Arbërie Nagavcit. Abelard Tahiri tha se Nagavci “ka bërë shkelje penale” për çka edhe “do të ndiqet penalisht”.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, gjithashtu tha se Lëvizja e kthyer në Parti, Vetëvendosje, sot iku nga përgjegjësia dhe ballafqimi në seancën e thirrur nga opozita për çështjen e librave. Për Ministren Nagavci tha se “ajo nuk ka arritur të përmbushë obligimin e saj ligjor”.

Arsyetimi i pushtetit për seancën që nuk u mbajt

Ardian Golës si Kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim i ra barra e arsyetimit të mospjesëmarrjes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar për rrëmujën e krijuar me çështjen e librave, ku është hequr dorë nga praktika e kahershme dhe funskionale e furnizimit të shkollave me tekste, për t’ua kaluar një obligim ligjor të shtetit vetë prindërve si barrë për sigurim të librave për fëmijët e tyre.

Por, Kryetari Gola, pati “arsye” pse nuk morën pjesë.

Kjo seancë e thirrur nga opozita, tha ai, “si pasojë do ta kishte prishjen e disponimit të fëmijëve në fillim të një viti të mbarë shkollor”. Por, edhe sepse duke qenë që opozita e “cilësoi abritrarisht si proces të dështuar” ai tha se “vetë pjesëmarrja jonë në një seancë ku cilësohet si dështim është përligje e dështimit dhe ne kemi refuzuar a prori që të marrin pjesë në këso seancash”.

“Jo seanca të cilat vlerësohen përmes cilësimeve arbitrare dhe me pasojë prishjen e disponimit të fëmijve në një fillim të një viti të mbarë shkollor. Kështu që kjo është arsyeja që ne si GP kemi vendosur të mos marrim pjesë në këtë seancë”, tha Ardian Gola.

Sociologu Gola, në tentim për të arsyetuar të pamundshmen – stërmundimin e prindërve për të blerë tekste, rradhët e gjata nëpër librari, endjet nga disa herë të prindërve për të gjetur libra që mungojnë, s’janë botuar, e dhjetëra probleme tjera – thotë se këto probleme kanë qenë edhe në të kaluarën. Po, po. Gola e thotë këtë.

“Pak a shumë edhe sikurse vitet e kaluara kemi pasur vonesë në sigurimin e teksteve shkollore. Por, meqë ka qenë kështu çdo vit, ne ende nuk e dimë saktë nëse kjo vonesë është për shkak të vendimit të ndërmarrë nga Qeveria apo për shkaqet të cilat kanë qenë evidente edhe në të kaluarën. Sepse është në vitet e kaluara kur ka pasur negocim të çmimit prap kemi pasur vonesa të teksteve”, tha deputeti.

Të ngjashme