Lajme
Liberalizimi nga 1 janari: A e dini cilat janë shtetet ku kosovarët mund të udhëtojnë edhe sot pa viza?
Demokracia
11:41 | 25 Prill 2023

Share:

Qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza që nga 1 janari i vitit 2024.

Megjithatë, janë disa shtete të botës, në të cilat shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe sot.

Në 14 prej tyre, shtetasit e Kosovës mund të hyjnë pa viza, e në 34 shtete të tjera i marrin sapo të mbërrijnë.

Shqipëria, Bregu i Fildishtë, Domenika, Ekuador, Gambia, Haiti, Maqedonia Veriore, Mikronezia, Mali i Zi, Territoret Palestineze, Serbia, Shri Lanka, Turqia, Shën Vinsent dhe Grenandine, janë vendet që ua hapin dyert kosovarëve pa viza.

Ndërkaq, viza në mbërritje iu jepen në Bangladesh, Bolivi, Kamboxhia, Kepi i Gjelbër, Komoret, Kuba, Xhibuti, Etiopi, Gabon, Guinea Bisau, Iran, Xhamajka, Jordani, Laos, Lesoto, Makao, Madagaskar, Maldive, Ishujt Marshall, Mauritania, Mozambik, Nepal, Oman, Palau, Katar, Ruandë, Samoa, Sejcells, Somali, Tanzani, Timori Lindor, Togo, Tuvalu dhe Uganda.

Të ngjashme