Lajme
Liberalizimi i vizave për Kosovën, Meta: Më në fund nuk do të ketë qytetarë të diskriminuar në Ballkan
Demokracia
14:59 | 18 Prill 2023

Share:

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, gjatë një komunikimi për mediat përshëndeti vendimin e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Meta tha se ky është një vendim i merituar duke shtuar se tashmë qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirisht.

“Përshëndes vendimin unanim të PE për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Shteti i Kosovës ka demonstruar zhvillimin e qëndrueshëm të tij. Më në fund nuk do të ketë qytetarë të diskriminuar të Ballkanit Perëndimor. Qytetarët e Kosovës me në fund do të lëvizin lirisht, me të gjitha të drejta e barabarta në çdo fushë. Ky vendim sot dëshmon për themelet e fuqishme të shtetit që ata kanë ndërtuar. Pas kësaj përshëndetje, të kësaj arritje të re të Kosovës, arritje në të gjitha drejtimet sidomos në luftën kundër korrupsionit, por edhe ekonomik apo social”, tha Meta.

Të ngjashme