Kompania jug-koreane LG Electronics ka njoftuar se do të mbyllë biznesin e saj me telefona të mençur.
LG Electronics ka pësuar humbje në sektorin e telefonave të mençur, tash e gjashtë vite, duke humbur rreth 4.5 miliardë dollarë.
Në vitin 2013, LG u bë prodhuesi i tretë më i madh i telefonave të mençur, por udhëheqësit e kompanisë thanë se tregu i telefonave është bërë tepër konkurrues, transmeton Demokracia.com.
Krahasuar me rivalin e saj Samsung i cili ka shitur 256 telefona vitin e kaluar, LG ka shitur 28 milionë.
Megjithatë LG vazhdon të ketë biznes të fortë me pajisjet shtëpiake dhe televizorët. /Demokracia.com/