Sport
Lewis Hamilton nënshkruan kontratë të re me Mercedesin
Demokracia
15:55 | 08 Shkurt 2021

Share:

Kampioni aktual në Formula 1, 36 vjeçar Lewis Hamilton ka përfunduar kontratën me Mercedesin në vitin 2020, por duket se ai është afër ta vazhdojë atë edhe për vitin 2021, transmeton Demokracia.com.

Hamilton theu rekordin e të gjitha kohërave të Micheal Schumacher duke e barazuar suksesin e tij me shtatë titujt e gjermanit në fjalë. Kohëzgjatja e kontratës thuhet të ketë qenë një kërkesë e dyanshme që pasqyron dëshirën nga të dy palët për të pasur fleksibilitetin e një marrëveshjeje njëvjeçare.

Hamilton u shpreh se ekipi i tij ka arritur gjëra të pabesueshme së bashku dhe se kërkojnë të përmirësohen, si brenda dhe jashtë pistës.

“Unë jam frymëzuar nga të gjitha ato që mund të ndërtojmë së bashku dhe mezi presim të rikthehemi në pistë në muajin mars”, ka thënë Hamilton. /Demokracia.com

Të ngjashme