Sport
Lewis Hamilton dhe Serena Williams i bashkohen ofertës së miliarderit britanik për blerjen e Chelseat
Demokracia
12:44 | 21 Prill 2022

Share:

Serena Williams dhe Lewis Hamilton thuhet se po mbështesin ofertën e Sir Martin Broughton për të blerë Chelsean, me yjet e përgatitur për të investuar në blerjen e klubit londinez.

Sipas Sky News, shtatë herë kampioni i Formula 1 dhe 23 herë fituesja e Grand Slam janë gati të ofrojnë 10 milionë funte secili për marrëveshjen. Chelsea pritet të shitet për rreth 2.5 miliardë funte, transmeton Demokracia.com.

Broughton, ish-kryetari i British Airways dhe Liverpool FC, me sa duket ka qenë në bisedime me dyshen prej javësh.

Hamilton ka folur më parë se si ai mbështet rivalët londinez të Chelseat, Arsenalin dhe ka qenë një tifoz që kur ishte pesë vjeç.

Sky News pohon gjithashtu se Hamilton do të “luaj një rol zyrtar në përpjekjet e ardhshme të Chelseat për të promovuar diversitetin, barazinë dhe përfshirjen” nëse oferta e Broughton përfundon të jetë e suksesshme.

Chelsea, kampioni aktual i Ligës së Kampionëve, ka qenë në shitje që nga marsi – pak para se pronari rus Roman Abramovich të goditet nga sanksionet nga qeveria për shkak të lidhjeve të tij me presidentin rus Vladimir Putin i cili urdhëroi pushtimin e Ukrainës para më shumë se një muaji./Demokracia.com/

Të ngjashme