Sport
Lewandowski mund të largohet
Demokracia
18:13 | 17 Mars 2022

Share:

Ylli i parë i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, mund ta largohet nga skuadra kampione e Gjermanisë.

Sulmuesi 33-vjeçar nga Palonia, ka kontratë deri në qershor të vitit 2023 dhe nëse nuk e zgjat deri në këtë verë, do të hyjë në vitin e fundit të së njëjtës. Sipas njoftimeve të fundit, Lewandowski është i zhgënjyer pasi klubi nuk ka kontaktuar me të për një kontratë të re dhe nëse kjo nuk ndodh, ai është gati të largohet këtë verë. Për këtë ka shkruar edhe guru i respektuar i transferimeve Fabrizio Romano, i cili ka përcjellë deklaratën e shkurtër të agjentit të tij, Pini Zahavi.

“Mund të konfirmoj se askush nga Bajerni nuk më ka kontaktuar për kontratën e re të Levandovskit,” ka shkruar Zahavi.

Edhe pse Lewandowski është lojtari më i mirë i Bajernit, duke shënuar 337 gola në 365 ndeshje për klubin dhe duke vendosur shumë rekorde ë tjera, Ai ka ende një shans që të largohet. /Demokracia.com

Të ngjashme