Lajme
“Lëvizja Vetëvendosje, nëndega – Presidencë”, aksioni i radhës i PSD-së
Demokracia
12:41 | 26 Janar 2021

Share:

Partia Socialdemokrate sot ka mbajtur aksionin e radhës para objektit të Presidencës, duke e “shpallur” këtë institucion si nëndegë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Baneri “Lëvizja Vetëvendosje – Nëndega Presidencë”, është vendosur sot nga aktivistë të PSD-së para objektit të Presidencës së Kosovës, raporton Demokracia.com

Lidhur me këtë aksion, para mediave ka folur anëtari i PSD-së, Nol Nushi, i cili ka thënë se Vjosa Osmani po shërben si instrument i Albin Kurtit.

 “Veturat e presidencës janë bërë vetura të partisë, ne kemi qenë dëshmitar si institucionet e shtetit janë kapur më herët, Kurti po do t’i marrë tash krejt institucionet, e Vjosa Osmani po shërben si instrument për këtë.

Osmani është përshtatur me mendësinë totalitare të Kurtit, po përdor metoda të shantazhit e kërcënimit. Do të rritet rezistenca”, ka thënë ai.

Kujtojmë se PSD edhe para disa ditësh mbajti aksion me fokus LVV-në, ku vendosën fotografi me fytyrën e Albin Kurtit mbi disa kontenjerë./Demokracia.com

Të ngjashme