Lëvizja Qytetare Vatra ka thënë se qytetarët e Bujanocit po arrestohen nga autoritetet serbe dhe po u konfiskohen dokumentet.
Kjo Lëvizje ka bërë të ditur se kalimi i kufirit për në Kosovën Lindore është bërë mjaftë shqetësues, pasi që shqiptarët pa dokumente të vlefshme të Serbisë po arrestohen, përcjell Demokracia.com.
“Serbia po i arreston banorët e Bujanocit dhe po ua konfiskon dokumentet. Kalimi i kufirit për në Kosovën Lindore është bërë i paparashikueshëm dhe mjaftë shqetësues, kjo për faktin se shqiptarët e dëbuar nga atje, e të cilët ende kanë dokumente valide të Sërbisë po arrestohen”, ka shkruar Vatra në Facebook.
Sipas Vatrës pas arrestimit, shqiptarët po dërgohen në gjykatat më të afërta, ku iu shqiptohen gjobat dhe më pastaj iu bëhet konfiskimi i dokumenteve, duke i deportuar pastaj në Kosovë dhe se kjo po iu bëhet kryesisht banorëve nga Malësia e Bujanocit.
“Pas arrestimit ata dërgohen në gjykatat më të afërta ku iu shqiptohet një gjobë, pastaj iu konfiskohen dokumentet dhe në fund depërtohen për në Kosovë. Viktima të këtij veprimi të Sërbisë kryesisht janë banorët e Malësisë së Bujanocit”, shkruan Vatra.
Sipas Vatrës, kjo dukuri ka filluar katër muaj më parë dhe si rrjedhojë ka ardhur duke u shpeshtuar, derisa ky veprim fillet e tij i ka pas paralajmërimit të Ivica Daçiqit në Parlamentin e Serbisë, lidhur me çështjen e pasivizimit të dokumenteve.
“Kjo dukuri ka nisur katër muaj më parë dhe ka ardhur pastaj gjithnjë duke u shpeshtuar. Më herët nuk është vërejtur diçka e tillë. Ky veprim ka zënë fill menjëherë pas paralajmërimit të Ivica Daçiçit në Paralamentin e Serbisë lidhur me çështjen e pasivizimit të dokumenteve”, përfundoi Vatra.
Postimi i plotë i Lëvizjes Qytetare Vatra:
Kjo dukuri ka nisur katër muaj më parë dhe ka ardhur pastaj gjithnjë duke u shpeshtuar.
Më herët nuk është vërejtur diçka e tillë.
Ky veprim ka zënë fill menjëherë pas paralajmërimit të Ivica Daçiçit në Paralamentin e Serbisë lidhur me çështjen e pasivizimit të dokumenteve
Serbia po i arreston banorët e Bujanocit dhe po ua konfiskon dokumentet
Kalimi i kufirit për në Kosovën Lindore është bërë i paparashikueshëm dhe mjaftë shqetësues, kjo për faktin se shqiptarët e dëbuar nga atje, e të cilët ende kanë dokumente valide të Sërbisë po arrestohen.
Këtë po e bëjnë me arsyetimin se u është pasivizuar vendbanimi.
Pas arrestimit ata dërgohen në gjykatat më të afërta ku iu shqiptohet një gjobë, pastaj iu konfiskohen dokumentet dhe në fund depërtohen për në Kosovë.
Viktima të këtij veprimi të Sërbisë kryesisht janë banorët e Malësisë së Bujanocit.
Kjo dukuri ka nisur katër muaj më parë dhe ka ardhur pastaj gjithnjë duke u shpeshtuar.
Më herët nuk është vërejtur diçka e tillë.
Ky veprim ka zënë fill menjëherë pas paralajmërimit të Ivica Daçiçit në Paralamentin e Serbisë lidhur me çështjen e pasivizimit të dokumenteve. /Demokracia/
Serbia po i arreston banorët e Bujanocit dhe po ua konfiskon dokumentet
Kalimi i kufirit për në Kosovën Lindore është…
Posted by Levizja Qytetare Vatra on Sunday, February 28, 2021