Lajme
“Lëvizja e Lirë”, “Rryma në veri” | Marrëveshjet që e gëzojnë pushtetarin Albin Kurti kundër të cilave si opozitar protestonte me koktej molotovi (VIDEO)
Demokracia
11:53 | 06 Janar 2024

Share:

“Të dashur qytetarë, më lejoni t’iu njoftoj dhe siguroj se: Çdo dakordim eventual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi çështjen e energjisë, nuk do ta ndryshojë as edhe një presje përtej asaj që tashmë është dakorduar në Bruksel në vitet 2013 dhe 2015”.

Kështu shkruante më 13 qershor 2022, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi pasi Kosova dhe Serbia ishin dakorduar, me ndërmjetësimin e BE-së, për të zbatuar marrëveshjen e energjisë të nënshkruar në vitin 2013 e të konfirmuar më 2015, shkruan Demokracia.com.

Kjo marrëveshje i hapte rrugë faturimit të energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, të banuara kryesisht me serbë.

MARRËVESHJA PËR ENERGJINË QË E “TERROI” OPOZITARIN KURTI

Kjo deklaratë e shkruar nga zëvendësi i Kurtit, Bislimi, tregonte rezultatin e kryeministrit të Kosovës në dialogun me Serbinë, por njëkohësisht edhe pranimin pa kushte të një marrëveshje që Vetëvedosje, ashtu si çdo marrëvshje tjetër, e kundërshtonte fuqishëm, në rrugë e Kuvend, përmes potestave të dhunshme ku nuk mungonin as koktejet e molotovit.

Madje, në vitin 2018, vetë lideri opozitar i Vetëvendosjes, Kurti, e kundërshtonte këtë marrëveshje duke thënë se Elektroseveri (kompania serbe) nuk duhet të pranohet kurrsesi dhe që faturat e serbëve në veri duhet t’i mbledhë vetëm KEDS-i.

Dekarimi i Kurtit: https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/619455926275862

Kundërshtimi i kësaj marrëveshje ishte bërë për një kohë të gjatë nga Kurti dhe partia e tij. Në vitin 2015, kur Kosova dhe Serbia kishin nënshkruar Marrëveshjen për Energjinë, e konsideronin atë si një marrëveshje që e rilidhë sistemin energjetik të Kosovës me atë të Serbisë, legalizohej ndikimi i Serbisë dhe pamundësohej unifikimi me Shqipërinë.

https://demokracia.com/rilidhje-te-sistemit-energjetik-me-serbine-keshtu-e-quante-lvv-ja-marreveshjen-per-energjine-qe-tash-nuk-po-ia-heq-asnje-presje/

https://demokracia.com/u-pa-edhe-kjo-kurti-pajtohet-dhe-e-pershendete-marreveshjen-qe-kompania-e-serbise-te-operoje-ne-veri/

https://demokracia.com/gezimi-i-perbashket-albin-kurti-e-aleksander-vuciq-te-lumtur-per-zbatimin-e-marreveshjes-per-energjine/

MARRËVESHJA PËR LËVIZJEN E LIRË SI “HEQJE DORË NGA SHTETËSIA”

“Targat RKS qarkullojnë lirshëm e hapur nëpër territorin e Serbisë”.

Kështu shkruante në mënyrë trumfaliste kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 5 janar 2024 kur po bëntë të njohur vendimin e Qeverisë së Kosovës, të marrë një ditë më herët, se as Kosova nuk do të vendosë më letëngjitësit apo stikerat për të mbuluar stemën shtetërorë të Serbisë në targat e automjeteve.

Këtë vendim, më 4 janar 2024, Qeveria Kurti e quajti si një “akt të fqinjësisë së mirë”, ndërkaq më 4 janar 2012 Albin Kurti e kundërshtonte fuqishëm Marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për Lirinë e Lëvizjes.

Në reagimin e 4 janarit të vitit 2012, për Kurtin dhe Vetëvendosjen, çdo raund i negociatave me Serbinë ishte një hap më tepër në zhbërjen e shtetit të Kosovës. Sipas tyre, vetëm gjatë vitit 2011 ishin realizuar 8-të raunde negociatash dhe në raundin e 5-të, ku bënte pjesë edhe Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes e 2 korrikut, ishte e dëmshme për Republikën e Kosovës.

“Në të gjitha marrëveshjet (në atë për regjistrin civil, lëvizjen e lirë dhe pranimin e diplomave universitare), Qeveria e Kosovës hoqi dorë nga të gjitha elementet e shtetësisë dhe sovranitetit për Kosovën”, thuhej në pankartën e shpërndarë të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ankohej se detajet e marrëveshjeve po mbaheshin të fshehura nga qytetarët.

https://demokracia.com/heqje-dore-nga-shtetesia-babadimri-kurti-i-gezohet-marreveshjes-per-lirine-e-levizjes-qe-e-kundershtonte-dhe-edita-tahirin-e-quante-nanadimer

Ishte e zakonshme për Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurtin, që të kundërshtonin çdo marrëveshje të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Pakënaqësitë me këto marrëveshje shkaktonin dhunë, si brenda, ashtu edhe jashtë institucioneve të Kosovës, por me ardhjen e tyre në pushtet gjithçka ka ndryshuar. Asnjë nga marrëveshjet e këtij dialogu të kundërshtuar nuk është shfuqizuar nga Qeveria Kurti./ Demokracia.com /

Të ngjashme