Shtetet e Bashkimit Evropian duhet ta shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së sanksione ndaj importeve të energjisë nga Rusia, në mënyrë që të ndalet lufta në Ukrainë, tha kryeministri i Letonisë.
Arturs Karins tha se sanksionet mbi energjinë do të ishin një mënyrë “për të ndalur paratë që të shkojnë në arkat e luftës së Putinit”, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.
Karins, i cili mori pjesë në samitin e liderëve të BE-së në Bruksel, shtoi: “Vendimi më logjik për të ecur përpara është te nafta dhe qymyri. Ne duhet ta ndalojmë Putinin, sepse nëse nuk e ndalojmë Putinin, ai nuk do të ndalet”./Demokracia.com/