Sport
Lëshimi në organizim ndaj Dukagjinit, Disiplinori kërkon deklaratë shtesë nga Prishtina
Demokracia
17:40 | 12 Tetor 2022

Share:

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka kërkuar deklaratë shtesë nga FC Prishtina për shkak të lëshimit të organizimin në ndeshjen e javës së dhjetë kundër Dukagjinit.

Sipas njoftimit të Komisionit të Garave, në min 85-të një shikues futet në fushë e lojës për çka ishte ndërprerë ndeshja për disa çaste si dhe pas përfundimit të ndeshjes janë futur disa shikues në fushë, duke krijuar pasiguri për personat zyrtar.

“Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores Disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari për siguri i FC “Prishtina“, datë 14.10.2022 ora 13:00”, thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së.

Përballja ndërmjet Prishtinës dhe Dukagjinit u mbyll me fitoren e mysafirëve 0:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024