Lajme
Leposaviq: Ndalohet serbi që hyri ilegalisht në Kosovë me veturë me produkte ushqimore e tekstil
Demokracia
09:45 | 15 Shtator 2023

Share:

Policia në Jashanicë të Leposaviqit ka ndaluar një veturë me vozitës serb që dyshohet se është futur në territorin e Kosovës duke iu shmangur pikëkalimeve të rregullta kufitare.

Sipas policisë, në veturë ka pasur të ngarkuara produkte ushqimore dhe tekstil, për të cilat dyshohet të jenë mallra të kontrabanduara.

“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti i lartcekur dhe të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë

Të ngjashme