Sport
Leotrim Krasniqi bëhet me skuadër të re, merr drejtimin e ekipit nga Drenasi
Demokracia
20:41 | 12 Prill 2022

Share:

Leotrim Krasniqi zyrtarisht është emëruar trajner i skuadrës së KF Drenasit.

Kjo është bërë e ditur nga klubi drenicas nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, shkruan Demokracia.com.

“KF Drenasi ka arritur marrëveshje me trajnerin Leotrim Krasniqi. Nga tani e tutje skuadra jonë drejtohet nga Krasniqi, i cili premtoi shumë se do të jap më të mirën e mundshme”, thuhet në njoftimin e klubit.

Trajneri Krasniqi sot njëherit e ka mbajtur edhe seancën e parë stërvitore me skuadrën e re.

Krasniqi do të debutojë në ndeshjen e Ligës së Parë kundër Trepçës që zhvillohet të premten.

Kujtojmë se Krasniqi ishte pjesë e grupmoshave të reja te FC Prishtina. /Demokracia.com/

Të ngjashme