Shqipëria pritet të përballet sonte (e enjte) me Çekinë në stadiumin ‘Air Albania’.
Kjo mund t’i afrojë edhe më shumë kuqezinjtë me finalet e “Euro 2024”.
Në këtë natë madhështore për Shqipërinë do të ketë edhe shumë surpriza të tjera si paraqitja e Shkurte Fejzës, e cila do të këndojë live hitin e saj “Mora fjalë”.
Ndeshjen nga afër ka shkuar për ta ndjekur edhe këngëtarja e njohur nga Kosova, Leonora Jakupi.
Ajo në llogarinë personale në Instagram, gjegjësisht në InstaStory, ka hedhur një imazh direkt nga stadiumi.
E njëjta shfaqet me plis në kokë, siç edhe ishte paralajmëruar në çdo ulëse të tifozëve.
Shqipërisë i duhen vetëm edhe pesë pikë për të shkuar në Gjermani, e nëse fitojnë sonte ngelen vetëm dy – një shans i madh për të prekur finalen e Kampionatit Evropian, “Euro 2024”