ShowBiz
Leonardo DiCaprio: Lumi Vjosa është zemra e kaltër e Evropës
Demokracia
10:18 | 12 Mars 2021

Share:

Aktori me famë botërore Leonardo DiCaprio i ka dalë sërish në mbrojtje lumit Vjosa në Shqipëri.

Si një nga ambasadorët e ruajtjes së ambientit dhe paqes,ai i është bashkuar nismës për të ndaluar ndërtimin e hidrocentraleve, rrezikimit të ujit dhe biodiversitetit në zonat përreth lumit Vjosa, shkruan Demokracia.com.

Në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, ai ka publikuar fotografi të lumit Vjosa dhe protestave të shqiptarëve për ta mbrojtur atë, duke u bërë thirrje ndjekësve të tij të nënshkruajnë peticionin për të krijuar parkun nacional të Vjosës.

“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara.

Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope (Zemrës së kaltër të Evropës) dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNationalParkNow, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë.

Le të qëndrojmë me ta. Klikoni në linkun tim në bio për të parë filmin dhe për të nënshkruar peticionin”, ka shkruar DiCaprio në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CMSVLfVllsT/?utm_source=ig_web_copy_link

Rikujtojmë se edhe para disa muajsh aktori kishte dalë në mbrojtje të lumit Vjosa. /Demokracia.com/

Të ngjashme